Ali Ahmeti nga Dollneni: Me thirrje nacionaliste po vendosni në rrezik Marëveshjen e Ohrit dhe shtetin unitar (VIDEO)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në tubimin e mbajtur sonte në Dollnen, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit është gurthemel i shtetit multietnik, paqes dhe stabilitetit në vend.

“E dëgjoj shpesh nga politikanët maqedonas që përmendin nacionalizmin. Unë them: duhet të jemi bashkë — shqiptarë, turq, boshnjakë, romë — për të ruajtur Marëveshjen e Ohrit, për t’i ruajtur institucionet që na bashkojnë, për t’i mbrojtur të drejtat e çdo komuniteti”, theksoi Ali Ahmeti, njofton TS.

Ai paralajmëroi se çdo përpjekje për të rrezikuar këtë marrëveshje është kërcënim për të ardhmen e të gjitha komuniteteve, jo vetëm të shqiptarëve.

“Marrëveshja e Ohrit e çoi Maqedoninë në NATO dhe e vendosi në rrugën drejt BE-së. Kush e sulmon këtë marrëveshje, nuk e do as shtetin, as paqen,” u shpreh Ahmeti./TS