Ali Ahmeti nderohet sot me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, do të nderohet sot nga Universiteti Europian i Tiranës (UET) me titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa”. Ceremonia solemne do të zhvillohet në Aula Magna të UET, në orën 12:00.

Ky vlerësim i jepet z. Ahmeti për rolin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, si dhe për kontributin e pandërprerë në promovimin e paqes dhe procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Në motivacionin zyrtar theksohet se Ali Ahmeti ka luajtur një rol historik në sigurimin e barazisë së shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetje të rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Ky titull është ndër nderimet më të larta akademike që i jepet një personaliteti publik, duke e radhitur Ahmetin mes figurave të shquara kombëtare që kanë lënë gjurmë në proceset politike, shoqërore dhe integruese të shqiptarëve dhe të rajonit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo