Alarm për bomba në 807 shkolla në Serbi

Mëngjesin e sotëm, deri në orën 09:30, të gjitha departamentet e policisë në Serbi kanë marrë njoftime për vendosje të mundshme bombash në plot 807 shkolla fillore dhe të mesme në mbarë vendin.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur këtë informacion, duke theksuar se në objektet arsimore janë dërguar një numër i madh forcash policore për të siguruar zonën dhe për të kryer hetimet e nevojshme.

Ndërkohë, është njoftuar edhe zyra e prokurorit përkatës për të ndjekur rastin.

Kërcënimet kanë mbërritur në adresat elektronike të shkollave në qytete të ndryshme si Beogradi, Novi Sadi, Zajeçari, Novi Pazari, Kragujevci, Nishi, Piroti, Jagodina, Prijepolja, Sombori, Kraljeva, Rashka, Vrnjaçka Banja, Prokuplje, Smedereva dhe të tjera.