Akuzat për korrupsion, Faruk Mujka e Hysen Muzliukaj dalin para gjykatës

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt, lidhur me akuzat për korrupsion të ngritura nga Prokuroria Speciale.

Sipas aktakuzës Mujka në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, ndërsa Muzliukaj në cilësinë e Drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private.

Mujka akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, me arsyetimin se në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Ibër-Lepencit nuk i deklaroi 60 mijë e 50 eurot që iu sekuestruan në shtëpi. /klankosova.tv