Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon edhe në bregdet, Rama: S’ka pushim





Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet në rrjetet sociale nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike në bregdet.

Këtë herë ka qenë radha e disa kolonave që ishin vendosur anash akseve në bregdet për të prishur.Ndërsa Rama shkruan se s’ka pushim, duke nënkuptuar që aksioni do të vijojë sërish.