Më 24.10.2025, në kryqëzimin e rrugës “Heronjtë Kombëtarë” me rrugën “Vera Jociq” në Shkup, një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.M. (65) nga Shkupi, ka goditur 76-vjeçaren Sh.P. nga Shkupi informon Tetovasot.
Si pasojë e aksidentit, e moshuara ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. Një ekip hetimor nga SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendngjarjes dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.TS