Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrimin (AKI) shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë ndaj veprimit skandaloz të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila mbrëmë kufizoi lëvizjen e qytetarëve shqiptarë në Shkup gjatë festimeve për fitoren historike të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Serbisë. Një veprim i tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur që nga viti 2001 dhe përbën një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe të drejtat themelore të qytetarëve për t’u shprehur dhe festuar lirshëm, në mënyrë paqësore dhe dinjitoze. Kufizimi i festimeve vetëm deri tek ura “Goce Dellçev” dhe “Ura e Gurit”, pra praktikisht deri te “Mavrovasja”, është një ndarje e hapur etnike e kryeqytetit dhe një poshtërim për shqiptarët e Shkupit. Ky akt e zhvesh Shkupin nga imazhi i multietnicitetit dhe e kthen në qytet të kontrolluar me vijë ndarjeje për flamurin kuqezi. Kjo sjellje e institucioneve është tregues i qartë i mungesës së respektit ndaj shqiptarëve dhe i politikave të nënshtrimit që po ndiqen nga përfaqësuesit e VLEN-it në qeverinë e Mickoskit. Përfaqësuesit shqiptarë që heshtin përballë këtij vendimi duhet të japin përgjegjësi për shkeljen e dinjitetit dhe të drejtave të qytetarëve të vet. Shqiptarët nuk mund të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në kryeqytetin e tyre. Gëzimi kombëtar nuk ndalet me pengesa policore. Një shtet që respekton vetveten, nuk i vendos kufij gëzimit të qytetarëve të tij. Në fund, përballë heshtjes së VLEN-it, Koalicioni AKI shpreh ironikisht ngushëllimet e veta për “dhimbjen” që duket se kanë përjetuar pas humbjes së Serbisë – më shumë se vetë Serbia. Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrimin
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ky është polici i Kosovës që u gjet i vdekur në Morinë
- Bekim Sali: Reformat dhe integrimi evropian kërkojnë përgjegjësi dhe konsensus të përbashkët
- MF: Pas debatit në komision, Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar – sigurohen mjete për mbështetjen e grave fermere dhe viktimave të dhunës në familje dhe dhunës gjinore
- Psikologjia e nënshtrimit: pse ndryshimi tremb edhe ata që do të përfitonin prej tij
- Mexhiti aktivizon Shtabin e Emergjencës pas stuhisë : Ekipet janë në terren dhe në gatishmëri të plotë
- ”Koka më mbeti jashtë avionit” – rrëfimi i parë i serbit që i mbijetoi tmerrit në fluturimin e “Ryanair”
- Pjesë të komunave Qendër dhe Kisella Vodë sot do të mbeten pa ujë
- IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën
- VLEN: SHBA-ja partner strategjik në fuqizimin e sundimit të ligjit
- Të shtëna me armë në Neproshten, plumbat përfundojnë në oborrin e një shtëpie