Agim Aliu pas fitores së pakontestueshme: Ferizaj, forca e dashuria ime, faleminderit

Agim Aliu, kryetari aktual nga PDK-ja po shkon drejt fitimit edhe të një mandati në krye të Ferizajt.

Balotazh atje nuk do të ketë, ndërsa të dhënat Komisionit Qendror të Zgjedhjeve konfirmojnë fitoren e pakontestueshme të tij.

“FERIZAJ❤️forca e dashuria ime, FALEMINDERIT“, shkroi Aliu në një postim në Facebook, duke publikuar fotografi nga fjalimi i tij para qytetarëve në shehin përballë komunës.

“Urime fitorja e Ferizajt, urime fitorja e ferizajasve!”, shtoi ai.