Adnan Azizin dhe Besar Durmishin i përzënë nga Sellca dhe Vica!

Shefi i shtabit të VLEN-it dhe ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, kanë tentuar të marrin pjesë në aktivitetet e fshatrave Selcë dhe Vicë, por sipas burimeve lokale, banorët i kanë përzënë nga vendi.

Banorët e kanë cilësuar ardhjen e Adnan Azizit si provokim, duke theksuar se “nuk ka nevojë të marrin pjesë këtu persona që deri tani s’kanë treguar asnjë interes për problemet e fshatit.”

Sipas informacioneve të fundit, në radhët e VLEN-it në Tetovë po mbretëron panik, për shkak të bojkotit të paralajmëruar nga simpatizantët e VMRO-së.