Abdylaziz Azizi nga Zhelina: Nga sonte mund ta shpallim fitoren për Emir Sulejmanin! (VIDEO)

Gjatë tubimit madhështor që po mbahet sonte në Zhelinë nga Aleanca Kombëtare për Integrimin (AKI), një ndër deklaratat më të fuqishme ka ardhur nga shefi i shtabit të degës së Zhelinës, Abdylaziz Azizi, i cili u shpreh se fitorja për Emir Sulejmanin tashmë është e sigurt, njofton TS.

Para shumë qytetarëve të mbledhur në sallën sportive në Zhelinë, Azizi theksoi se mbështetja masive që po merr kandidati i AKI-së për komunën e Zhelinës është dëshmi e qartë e ndryshimit që po vjen.

“Nga sonte mund ta shpallim fitoren për Emir Sulejmanin. Populli e ka folur fjalën e vet, Zhelina ka vendosur për ndryshim!”, u shpreh Azizi me plot bindje, duke ndezur entuziazmin e të pranishmëve./TS