Më 02.09.2025, rreth orës 15:45, në Qendrën Tranzitore Tabanoc ka shpërthyer zjarr në një barakë pronë e Qendrës për Menaxhimin e Krizave.
Nga zjarri nuk pati persona të lënduar, ndërsa ekipet e Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Kumanovë shuan zjarrin në vendngjarje. Ekspertiza për dokumentimin dhe përcaktimin e shkaqeve të incidentit u krye nga ekipi i SPB Kumanovë.TS