Zjarr i madh në Drislla

Zjarr i madh sot pasdite shpërtheu në deponinë Drislla, njoftoi Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Ai tha se zjarri nuk është alarmant

“Nuk është alarmant. Brigada për mbrojtje zjarrfikëse e Shkupit punon në shuarjen e tij. Shuarja e zjarrit në cilëndo deponi është punë e ndërlikuar për shkak të proceseve kimike dhe biologjike, të cilat zhvillohen në brendinë e deponisë, si rezultat të të cilave krijohen gazra të djegshëm”, tha Angellov.