“Zhduket” Jasir Asani/ Ylli i kombëtares nuk kthehet në Iran me ekipin pas ndeshjes

Përvoja e parë në skenën e madhe nuk ishte si vjet.

Jasir Asani ishte titullar për ekipin e tij, Esteglal, në Ligën e Kampionëve të Azisë, në një ndeshje që doli e mallkuar, dhe që solli edhe tituj të bujshëm mediatike në Iran.

Esteglal u shkatërrua me shifrat 7-1 në Emiratet e Bashkuara Arabe nga kundërshtari Al Uasl, ndërsa ylli kuqezi që e nisi titullar, ishte protagonist në golin e vetëm të të vetëve në fund të pjesës së parë për rezultatin e përkohshëm 7-1.

Gjithsesi, lajmet në Teheran ishin që dy futbollistë të Esteglalit, pikërisht Jasir Asani si dhe Entoni Adan, nuk hipën në të njëjtin avion me shokët në kthim në Iran.

Përse?

Disa prej mediave shkruajtën se Asani dhe Adan qëndruan në Emiratet e Bashkuara në marrëveshje me klubin për të përfunduar disa çështje të tyre bankare dhe administrative, por pa treguar hollësi se çfarë konkretisht.

Alarmin e ngre një media tjetër që komenton se ata nuk deshën të ktheheshin me ekipin në Teheran, ndonëse nuk dihet nëse ky është një spekulim apo një e vërtetë.

Gjithçka do të shihet këtë të diel, sepse Esteglal ka ndeshjen në kampionat në fushën e vet ndaj rivalit Pajkan, dhe I duhen pikët për t’u ngjitur më lart se vendi I 10-të.

Asani vështirë të jetë titullar, por pozitive do të ishte nëse do të ishte pjesë ekipit.

Ai sapo e ka nisur aventurën në Iran, ndërsa shpreson shumë që të përsërisë në Champions atë që bëri sezonin e kaluar me ekipin koreanojugor, Kuangju, pasi shënoi 9 gola në 10 ndeshje, duke qenë Këpucë e Argjendit.

/abcnews.al/