“Zbutet” Latif Arifi ndaj Shqipërisë dhe Edi Ramës: “Mirënjohja ime për Shqipërinë është e përjetshme”

Latif Arifi

Mirënjohja ime për është e përjetshme, shpifjet e BDI-së janë të përkohshme!
Nuk kisha ndërmend të reagoja, por e vërteta ime ua hoqi maskat. Me këtë reagim vetëm sa e dëshmuat edhe njëherë se jeni shpifës ordinerë, shtrembërues të deklaratave dhe manipulues të opinionit.
Dua të jem i qartë, jo vetëm për ju shpifës të tërbuar, por për gjithë opinionin publik. Në deklaratën time nuk kam atakuar as Tiranën zyrtare, as institucionet e shtetit shqiptar, të cilat i respektoj dhe i konsideroj të shenjta.
Reagimi im ishte drejtuar kundër një njeriu të afërt të Ali Ahmetit, që publiku e njeh, tashmë në listën e zezë amerikane, në arrati prej muajsh, që keqpërdor institucionet e Shqipërisë duke u fshehur pas tyre dhe duke ushtruar ndikim përmes mediave të njohura të Tiranës.
Prej gati një muaji ato media janë vënë në shërbim të këtij “gebelsi azilant”,
përndryshe nongratës së Amerikës, që mundohet të sajojë përralla se unë jam kundër Shqipërisë dhe institucioneve të saj.
Kush më njeh e di mirë raportin tim me Shqipërinë. Ky vend ka qenë për mua një shkollë jetike, që më ka ndihmuar në ngritjen arsimore e intelektuale, më ka dhënë guxim për të folur hapur dhe më ka hequr frikën për t’u ballafaquar me formacionet e korruptuara.
Për këtë unë kam qenë, jam dhe do të jem përjetësisht mirënjohës ndaj shtetit shqiptar dhe institucioneve të tij. Shpifësit le të gjejnë tjetër terren për lojërat e tyre.
Por, pikërisht këta mashtrues janë ata që prej javësh nxisin tensione etnike me raportime tendencioze për “sulm ndaj shqiptarëve në Tetovë”, ndërkohë që fshehin faktin se autoritetet e sigurisë kanë identifikuar huliganët dhe kanë ngritur përgjegjësi ligjore ndaj tyre. Ky është dallimi mes kësaj kohe dhe periudhës suaj në pushtet. Atëherë shteti mbyllte sytë, sot institucionet veprojnë, kurse ju mundohemi t’i fshihni këto veprime.
Mjaft me shtrembërime! Tentoni të fusni në kurth edhe Kryeministrin Mickoski dhe qeverinë e Maqedonisë vetëm për të ushqyer narrativën tuaj të konsumuar të armiqësisë. Por askush nuk i beson më këto pallavra. Dhe që ta dini qartë! Deklarimi im ishte qëndrim personal, jo qëndrim i qeverisë.
Si qytetar i lirë, kam të drejtë të flas hapur dhe këtë e bëra. Nëse e vërteta ju djeg, kjo vetëm tregon plagët tuaja të pashërueshme.
Mos tentoni të më mbyllni gojën me shpifje. Opinioni e di shumë mirë kush është i sinqertë dhe kush është manipulues.
Dhe në fund, një fjalë për ata që sot dalin “mbrojtës të Shqipërisë”
AbdilaKIM Mehmeti, që ka turp t’a përdorë emrin që e ka pagëzuar nëna e tij, pioneri i “bashkim-vëllazërimit”, që dikur, kur punonte te Flaka e Vëllazërimit, nuk i linte kolegët e tij të flisnin shqip, e më vonë i thurte vargje Ali Ahmetit, ndërsa sot aktron patriotizëm e shqiptari!
Skënder Rexhepi, “patriot taleban me bateri” që fshihet pas emrit ZEJD, sepse i vjen turp nga emri i tij i vërtetë që ngjan me Skënderbeun, dhe që ka krijuar një parti pa popull në emër të “POPULLIT”, ka mbet të flas për shqiptari!
Për këta dy karikatura politike nuk ia vlen të harxhoj më shumë fjalë. Historia i ka vendosur tashmë aty ku e meritojnë, në anën e mashtrimit dhe turpit. Po aq sa edhe ju, BDI. Sepse nuk dua t’i fus të gjithë në një thes, se në BDI ka edhe një plejadë njerëzish të rinj e të ditur, që i respektoj dhe që pas zgjedhjeve pres të marrin guximin për t’i prirë reformave, për ta çliruar këtë parti nga kthetrat e të korruptuarve dhe nongratave që e kanë kapur dhe shkatërruar deri në palcë.