Sipas mediumit katalanas SPORT, Barcelona është shumë afër rikthimit në stadiumin e saj historik, ‘Spotify Camp Nou’, pas gati dy viteve punimesh të mëdha.
Klubi pret të marrë miratimin përfundimtar në orët në vijim për të zhvilluar ndeshjen e La Ligas kundër Valencias më 14 shtator në stadiumin e rinovuar.
Hapi i fundit që mbetet është lëshimi i Certifikatës për Punimet e Përfunduara (CFO), e cila do t’i mundësojë klubit të nisë shitjen e biletave.
Barcelona është e bindur se do të marrë dritën jeshile më së largu deri të mërkurën. Nëse ndodh ndonjë vonesë e papritur, rikthimi do të shtyhet për një javë, në ndeshjen ndaj Getafes më 21 shtator.
Rikthimi në ‘Camp Nou’ do të ndodhë në mënyrë graduale, me një kapacitet të kufizuar fillimisht. Në fazën e parë do të lejohen 27,000 tifozë në tribunën kryesore dhe në tribunën pas portës jugore.
Faza e dytë do të shtojë tribunën anësore, duke e rritur kapacitetin në 45,000 deri në fund të tetorit.
Më pas, në fazën e tretë do të hapet edhe tribuna veriore, duke e çuar numrin e përgjithshëm të spektatorëve në 60,000 deri në fund të nëntorit.
Skandal në La Liga: VAR-i nuk punon në ndeshjen Rayo-Barcelona – penalltia e Yamal e dyshimtë?
Lexo po ashtu
Skandal në La Liga: VAR-i nuk punon në ndeshjen Rayo-Barcelona – penalltia e Yamal e dyshimtë?
Faza e dytë e madhe e projektit do të përfshijë ndërtimin e unazës së tretë të tribunave, shtimin e zonave VIP dhe vendosjen e një çatie të re.
Pas përfundimit të plotë të punimeve, ‘Spotify Camp Nou’ do të ketë një kapacitet prej 105,000 vendesh, duke e bërë stadiumin më të madh në Evropë.
Përveç ndonjë pengese të minutës së fundit, ndeshja e 14 shtatorit ndaj Valencias pritet të shënojë rihapjen historike të ‘Camp Nou’./