Prej disa ditësh, ndjekësit e saj kanë vënë re një detaj që nuk mund të kalojë pa u komentuar: në dorën e saj shfaqet një unazë fejesë.
Megjithatë, ajo vetë nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike, e as nuk ka zbuluar ndonjë partner.
Kjo ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin, pasi ndjekësit nuk e dinë nëse pas unazës qëndron një histori dashurie e vërtetë, apo nëse ajo po e mban thjesht si një aksesor mode.
Xheneta njihet për natyrën e saj të zhurmshme dhe shpeshherë provokuese gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, ndaj edhe ky veprim i fundit shihet si një tjetër mënyrë për të mbajtur publikun të intriguar, shkruan “Kosovarja”.