Vriten 16 palestinezë në sulmet e Izraelit ndaj Gazës

Që nga mëngjesi i sotëm 16 palestinezë janë vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që shënjestruan zona të ndryshme të qytetit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite sulmoi shtëpi dhe tenda që strehojnë persona të zhvendosur në zona të ndryshme të Gazës.

Tre persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën kur avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një shtëpi në lagjen Daraj në qendër të Gazës.

Një tendë që strehonte persona të zhvendosur brenda Universitetit Islam në lagjen Rimal në jugperëndim të Gazës u shënjestrua nga ushtria izraelit, ndërsa në sulm u vranë tre persona.

Gjithashtu tre persona u vranë në sulmet e kryera nga mjetet ajrore pa pilot (dronë) izraelitë ndaj tendave dhe shtëpive në lagjen Rimal.

Tre palestinezë u vranë si pasojë e bombardimit të një apartamenti në lagjen Tel al-Hawa.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan një apartament në rrugën Salasini. Në sulm u vranë dy palestinezë.

Një tendë që strehonte persona të zhvendosur në kryqëzimin e Universitetit Al-Azhar në perëndim të qytetit u shënjestrua nga ushtria izraelite. Dy persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulm.