Shkruan: Naim Kurtishi
Secila vuajtje, ofshamë njerëzore, psherëtimë, secili lot revolte, ngashërim prej pësimit nga hileja dhe padrejtësia janë të tillat copëza që formësojnë mozaikun e zi të së keqes që pasqyron të tillin mur pushtet-mbajtës të besimit të cënuar, drejtës së shkelur, premtimit të gënjeshtërt dhe angazhimit të harruar……copëza të një mozaiku të zi që duhet copëzuar dhe i tilli mur për tu shembur nga reagimi i përbashkët demokratik qytetar përmes fuqisë së VOTËS.
Mosha e tretë që endet në vetminë e madhe të shkaktuar nga largimi i pasardhësve biologjikë për shkak të jetesës së pamundur në atdhe, – largimi i të njëjtëve është shuplaka e rëndë njerëzore në fytyrën jo-njerëzore të një enturazhi qeverisës- i tilli enturazh që po përze shqiptarët për të sunduar shkretimin e gjithçka-je dhe shndërrimin e vendit në një plaçkë shumë-përdorimëshe në tregun e paskrupulltësisë para-politike- përdorimi i vaksinave elektorale nga lindja politike si bonus elektoral nën fasadën e kinse merakut për jetën e shqiptarëve është hipokrizia e rradhës e një arradhe keq qeverisësish me regjinë e kryekreut në pushtet.
Koha për një shpresë të re dhe për një jetë më të mirë në atdhe pëmes një ndryshimi të madh të jetësuar me votë qytetare është tani!
Koha për një vedisim të madh për ditë më të mira dhe një besim të ri është tani !