“Vetëm Alia e prau lirin, sot kan ardh kto zogjt e malit çi çi çi”, qytetari godet liderët e VLEN-it (VIDEO)

Në një intervistë të realizuar sot nga portali TetovaSot, një qytetar nga fshati Leshnicë e Poshtme ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij ndaj zhvillimeve politike dhe drejtimit të pushtetit vendor dhe qendror, ku shqiptarët janë shpërfillur dhe nëpërkëmbur.

Duke folur me ton kritik dhe emocione të forta, qytetari u shpreh se vetëm Ali Ahmeti ka sjellë lirinë e shqiptarëve, ndërsa liderët aktualë të VLEN-it nuk përfaqësojnë aspak interesat e popullit.

Ai i përshkroi liderët e VLEN-it si “zogj të malit”, që bëjnë vetëm zhurmë (“çi çi çi”) pa sjellë asnjë të mirë konkrete për komunitetin shqiptarë.

“Vetëm Alia e prau lirin, sot kanë ardhë këto zogjtë e malit, çi çi çi!”, theksoi qyetari i revoltum.

Deklarata e tij është një akuzë e drejtpërdrejtë ndaj liderëve të koalicionit VLEN, të cilët, sipas tij dhe shumë banorëve të tjerë, kanë tradhtuar pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë duke mos përmbushur premtimet elektorale dhe duke u sjellë si të huaj në tokat që i udhëheqin./TS