Vazhdon ikja nga VLEN-i – 50 burra nga Sahat Kulla braktisin Izet Mrxhitin bashkohen me Bujar Osmanin!
Kandidati për Komunën e Çairit nga Aleanca Kombëtare Integruese (AKI), Bujar Osmani, ka njoftuar se edhe në lagjen Sahat Kullë një grup familjesh i janë bashkuar lëvizjes së tij politike.
“Jam thellësisht mirënjohës për këtë besim dhe e shoh si një mesazh të qartë se lëvizja jonë po bëhet më e gjerë çdo ditë. Kjo nuk është një garë partiake, por një bashkim për dinjitetin e Çairit”, ka deklaruar Osmani.
Ai theksoi se dyert e tij dhe të subjektit që përfaqëson janë të hapura për të gjithë ata që besojnë se Çairi meriton më shumë.
“Eja, bashkë ta bëjmë Çairin shtëpi të dinjitetit për çdo familje”, përfundoi kandidati për Çairin nga AKI.
Vlen të hekësohrt se dje edhe nga Gazi Baba 50 burra të VLEN braktisën Izet Mexhitin dhe kaluan tek Bujar Osmani.