Me një ceremoni solemne, mbrëmë u përurua objekti i ri në të cilin do të vendoset administrata e Komunës së Karposhit.
Objekti shtrihet në një sipërfaqe prej 4.500 m2 dhe, sipas njoftimit nga Komuna, konsiderohet si një nga objektet më moderne administrative në vend.
Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, e quajti atë “shtëpia e re e banorëve të Karposhit” dhe theksoi se dyert e saj do të jenë gjithmonë të hapura për qytetarët, të cilët tani do të mund të zgjidhin çështjet e tyre dhe të realizojnë të drejtat dhe nevojat e përditshme në një vend të vetëm.
„Gjithçka filloi me një gur themeli. Ndoshta atëherë dukej si një copë toke bosh, por për ne ishte një vizion – një ëndërr për një ndërtesë të re komunale, të denjë për qytetarët e Karposhit. Me durim dhe vendosmëri, muaj pas muaji, tullë pas tulle, nga themelet u ngritën muret. Me mund, punë dhe përkushtim, hap pas hapi e ndërtuam këtë objekt. Nuk ishte e lehtë, por kur ke një qëllim të qartë, çdo pengesë tejkalohet“, deklaroi Jakimovski.
Ai shtoi se ky objekt nuk është vetëm beton dhe hekur, por një vend ku do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e Karposhit.
Përndryshe, kryyetari aktual i Karposhit, Stevçe Jakimvoski, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Karposhit.
Me këtë, ai i futet garës edhe për një mandate, pasi më parë disa herë ka qenë në krye të komunës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Spitali i Gostivarit: Ditët e fundit është rritur numri i pacientëve me diarre, dhimbje barku dhe temperaturë
- SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- Gashi nuk i jep video-pamjet, e shpëton Ivan Stoilkoviqin duke u thirrur në “mbrojtjen e të dhënave personale”
- “Ndërrimi i pafund” në Strugë hapi debatin për punën e padukshme të grave
- Qeveria: Punëdhënësit do të marrin deri në 250.000 denarë për çdo person të ri të punësuar
- Hovenier: Kosova rrezikon ta humbasë besimin, vëmendja e Uashingtonit nuk është e pafundme
- Kur premtimet për ndryshim përfundojnë në emërime familjare
- TRAGJEDI: Ndahet nga jeta studenti i Universitetit të Tetovës, Emre Nazifi, jetonte në Gjermani
- Kuvajti: Sulmi iranian dëmtoi energjinë elektrike dhe uzinën e desalinizimit
- LSDM: Siljanovska-Davkova po mbron interesat e VMRO-DPMNE-së, jo të qytetarëve