Tronditje në LD-në e Izet Mexhitit në Tetovë, ikin anëtarët një nga një (FOTO)

Tronditje në Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit në Tetovë. Në adresë të portalit TS ka arritur një fotografi ku shihet se të gjithë anëtarët e Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit në Tetovë janë larguar nga grupet e LD-së në WhatsApp dhe Viber.

“Ikën anëtarët, u prish LD-ja. Askush nuk dëshiron të jetë vazal. Ja shiko si ikin një nga një prej grupit. S’ka më LD në Tetovë”, shkruan në adresë të TS një ish-anëtar.

Partia e Izet Mexhitit prej muajsh ka probleme me organizimin e degëve, veçanërisht në Tetovë, dhe është munduar të mbijetojë me njerëz nga jashtë Tetovës për të krijuar përshtypjen se është ende aktive.

Nga ana tjetër, edhe nga radhët e VLEN-it po vërehet një largim i përditshëm i shqiptarëve, për shkak të nëpërkëmbjes së madhe që u bën kryeministri Mickoski.

Vlen të theksohet se disa anëtarë që ende janë pjesë e LD-së në Tetovë nuk e votojnë Bilall Kasamin dhe nuk marrin pjesë në asnjë tubim të organizuar nga VLEN-i.

Tronditje në LD-në e Izet Mexhitit  në Tetovë, ikin anëtarët një nga një (FOTO)