Më 3 shtator 2025, rreth orës 13:40, në rrugën “Tullana” në Gostivar, policia e DPB Gostivar arrestoi tre persona: R.E. (24), E.N. (42) dhe K.N. (30), të gjithë nga Gostivari.
Ata dyshohen se, sipas një denoncimi paraprak, kanë sulmuar fizikisht 29-vjeçaren N.P. dhe shoqen e saj D.B. (36), po ashtu nga Gostivari.
Të dyshuarit u dërguan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngritet parashtresë përkatëse.TS