Themeluesi i LD-së dhe njeriu i fuqishëm i Çairit – Alkoja bashkohet me Bujar Osmanin dhe Ali Ahmetin!

Themeluesi i Lëvizjes Demokratike, Alajdin Aliu – i njohur në Çair si Alkoja – ka braktisur Izet Mexhitin dhe i është bashkuar Bujar Osmanit dhe Ali Ahmetit, përcjell TS.

Mbrëmë ai është parë në tubimin e AKI-së në arenën “Boris Trajkovski”, duke dhënë një mesazh të fuqishëm se vazhdon rrugën e Komandantit Ali Ahmeti.

E veçanta është se Alkoja është parë menjëherë pas Ali Ahmetit, gjë që tregon se ai është rreshtuar hapur krah Bujar Osmanit, duke u larguar nga nënçmimi që kjo qeveri i bën shqiptarëve.

Pak ditë më parë, 50 burra nga Gazi Baba braktisën gjithashtu VLEN-in dhe Izet Mexhitin, duke iu bashkuar Bujar Osmanit.

Ndërkohë, sipas anketave të fundit, Bujar Osmani prin në garë me një diferencë prej 10% ndaj Izet Mexhitit./TS/