Një anketë e realizuar nga portali TS në lidhje me premtimet e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka nxitur reagime të ashpra nga qytetarët. Tema kryesore e anketës ishte projekti i shumëpërfolur për qendrën e Tetovës, i paraqitur në 3D si një “mini Dubai”.
Por qytetarët janë treguar të pamëshirshëm në komentet e tyre, duke u shprehur:
“Çfarë Dubai, çfarë qameti?”
Përveç këtij projekti, Kasami ka bërë edhe shumë premtime të tjera “gjigante”, si ndërtimi i parkingjeve në kate, stadium i ri, si dhe projekte të tjera madhore — por sipas qytetarëve, asnjë prej tyre nuk është realizuar deri tani.
Nga ana tjetër, ajo që ka nxitur edhe më shumë pakënaqësi është shitja e Monopolit me 1 euro m2,
Parkingun tek Renova vetëm për 190 mijë euro, Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) – kompanisë Saubemarcher-it, Ndriçimin Publik, dhe siç thuhet, ka në plan edhe shitjen e ujit të pijshëm.
Këto veprime janë cilësuar si “tradhti ndaj interesave të qytetarëve”, ndërsa shumë tetovarë kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie për menaxhimin e komunës dhe realizimin të premtimeve elektorale.
Vlen të thekësohet se Kasami ka harxhuar 1.6 milionë euro për kontrata në vepër për militanët partiak si dhe ka pranuar 800 mijë euro donacion nga Serbia?