“Tërmet” te kombëtarja shqiptare, lëndohet futbollisti nga Kosova dhe mund të mungojë ndaj Serbisë

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është dëmtuar në ndeshjen që Torino e zhvilloi ndaj Parmës.

Ai u detyrua të lë fushën i dëmtuar, në minutën e 77-të të takimit.

Ismajli ka ndierë dhimbje në kofshën e djathtë, teksa pas konsultimit me stafin mjekësor, është parë e udhës që mbrojtësi kuqezi të lërë fushën e lojës.

Me këtë lëndim, ekziston rreziku që Ismajli të mos jetë pjesë e ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë, që zhvillohet më 11 tetor.

Torino u mposht 2-1 në udhëtim nga Parma, teksa në fushë ishte edhe Kristjan Asllani për Torinon, i cili luajti për 71 minuta.