Tërë familja me mbi 50 burra nga Gazibaba braktisin Izet Mexhitin dhe bashkohen me Bujar Osmanin

Mbi 50 burra të një familjeje të fuqishme nga Gazibaba kanë braktisur Izet Mexhitin dhe i janë bashkuar Bujar Osmanit.
Ata këtë lëvizje e kanë bërë për shkak se nuk mund të durojnë nënçmimin që po marrin shqiptarët nga kjo qeverisje e VLEN-it.

Dinjiteti i shqiptarëve është më i madh se asfaltimi i një rrugice në Gazibaba, krenaria e shqiptarëve është më e madhe se kanalizimi në Gazibaba, që bëhet vetëm në kohë zgjedhjesh dhe lihet i harruar për 20 vite.

Sot shqiptarët kanë më shumë nevojë për krenari e dinjitet, sesa për një rrugë të harruar me asfalt. Bashkimi i tyre me Bujar Osmanin jep edhe garanci, edhe dinjitet, edhe siguri për të qenë shqiptarë me zemër – ndërsa rrugët do të asfaltohen pas 19 tetorit.

Nga ana tjetër, vlen të theksohet se Bujar Osmani po kryeson në anketa dhe pritet të jetë kryetari i ardhshëm i Çairit.