Tahiri: Kurti i izoluar ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë, Kosovën e ka vendosur vetë në anën e saj

Abelard Tahiri, Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës
Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili tha se lajmi për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, është shumë shqetësues dhe se Kosova solidarizohet me Estoninë.

Tahiri ka thënë se Kurti sot ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë, “ndërsa Kosovën e ka vendosur vetë në anën e saj”. Ai ka thënë në të gjithë kontinentin evropian sot vetëm tri shtete janë nën sanksione nga BE dhe SHBA, Kosova, Rusia dhe Bjellorusia.

“Megjithatë, kryeministri i izoluar Kurti sot ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë, ndërsa Kosovën e ka vendosur vetë në anën e saj. Albin Kurti, që prej dy vitesh e ka mbajtur Kosovën nën sanksione, sot flet për shkeljet e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia”, ka shkruar Tahiri.

KFOR ndan njoftimin rreth vendimit për ndalimin e fluturimeve mbi zonën operacionale të KEK’ut
Murati: Kemi përshpejtim të rritjes ekonomike, shifrat demantojnë pretendimet opozitare për kahjen e vendit
Ai ka thënë se 600 milionë euro të BE-së kanë mbetur të pashfrytëzuara për shkak të sanksioneve, teksa ka përmendur edhe vendimin e fundit të ShBA’së për pezullim të Dialogut Strategjik të Kosovës./Reporteri.net