Gjenerata U16 e Shkëndijës ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke regjistruar tre fitore në tre xhirot e para të Superligës. Nën drejtimin e trajnerit Ismail Ismaili, kuqezinjtë e rinj kanë triumfuar si mysafir ndaj Skopjes dhe Arsimit, ndërsa në Tetovë kanë mposhtur edhe Struga Trim Lum informon Tetovasot.
Me këtë ecuri të shkëlqyer, Shkëndija U16 po tregon se është një ndër skuadrat pretendente serioze për kreun e tabelës.
Trajneri Ismail Ismaili, i kënaqur me punën dhe angazhimin e futbollistëve të rinj, deklaroi:
“Jam shumë i lumtur për këtë start perfekt. Tre fitore në tre ndeshje nuk vijnë rastësisht, por janë rezultat i punës së madhe që djemtë po bëjnë çdo ditë në stërvitje. Dua t’i përgëzoj për disiplinën, dëshirën dhe karakterin që po tregojnë në fushë. Ky është vetëm fillimi, rruga është e gjatë dhe ne duhet të mbetemi të përulur, të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim dhe të synojmë rritjen e vazhdueshme. Shkëndija gjithmonë ka prodhuar talente, dhe unë besoj se kjo gjeneratë do të lërë gjurmë.” deklaroi Ismaili .
Vitin e kaluar këtë gjeneratë e drejtoi treneri i njohur Ibraim Luma.”Tetovasot