Struga me pesë kanadidatë të pavarur për kryetar komune

Pesë kandidatë të pavarur për kryetar komune dhe tre lista të pavarura për këshilltarë janë parashtruar në Njësinë rajonale të Komisionit shtetëror zgjedhor në Strugë, konfirmuan për Agjencionin e Lajmeve të Maqedonisë nga KSHZ-Strugë.

Afati për grumbullim të nënshkrimeve për kandidatura të pavarura për Zgjedhjet lokale 2025, të cilat janë caktuar për më 19 tetor skadoi në mesnatë.

Parashtrimi i kandidaturave për garën për kryetar komune dhe lista të këshilltarëve të mbështetur nga partitë politike është deri më 13 shtator.

Pas skadimit, publikisht do të publikohen të gjitha listt e konfirmuara.