Spanja fiton lehtësisht ndaj Bullgarisë

Spanja e ka nisur mbarë ciklin kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Kampionia e Europës triumfoi 0:3 në udhëtim ndaj Bullgarisë.

Oyarzabal kaloi mysafirët në epërsi në minutën e pestë të ndeshjes, pas një asisti fantastik nga Zubimendi.

Në minutën e 30-të Cucurella dyfishoi epërsinë e Spanjës.

E tetë minuta më vonë, Merino realizoi pas asistit nga Yamal, duke kryer punën e fituesit qysh në pjesën e parë.

Në të dytën, nuk pati më gola dhe mysafirët iu gëzuan pikëve të para të këtij cikli kualifikues.