Skandal në VLEN – Bilall Kasami dhe Adnan Azizi largojnë veteranin e UÇK-së, Himo Maksutin, nga lista e këshilltarëve në Tetovë

Përplasje e madhe ka shpërthyer brenda strukturave të VLEN-it në Tetovë. Siç mëson portali TS, kreu i BESA-s, Bilall Kasami, së bashku me Adnan Azizin, kanë larguar nga lista e këshilltarëve veteranin e UÇK-së, Himo Maksutin.

Ky hap po konsiderohet nga analistët dhe mediat si një frikë e madhe nga kryeministri Hristijan Mickovski, që ish-luftëtarët e UÇK-së të mos përfaqësohen në këshillat komunalë.

 

Skandal në VLEN – Bilall Kasami dhe Adnan Azizi largojnë veteranin e UÇK-së, Himo Maksutin, nga lista e këshilltarëve në Tetovë

Sipas burimeve, Himo Maksuti ka qenë një nga këshilltarët më besnikë të Bilall Kasamit, duke e mbështetur në momentet më të vështira dhe duke mbajtur të gjallë kauzën kombëtare. Megjithatë, vendimi për ta përjashtuar shihet si një tradhti jo vetëm ndaj njeriut më besnik të tyre, por edhe ndaj emblemës së UÇK-së.

Nga ana tjetër, vlen të theksohet se Adnan Azizi së fundmi i ka kërkuar publikisht falje kryeministrit Mickovski, pas deklaratave të tij se do të pengonte projektet sllave duke ngritur simbolin e shqiponjës. Falja e tij u konfirmu nga vet Adnan Azizi nga Bogovina, duke shkaktuar reagime të shumta në opinion dhe brenda VLEN-it.