Situata në Gaza/ Izraeli nuk merr pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Izraeli nuk do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Rripin e Gazës, njoftoi ambasadori izraelit në OKB.

“Dua t’ju informoj se delegacioni izraelit nuk do të marrë pjesë në këtë takim, i cili përkon me Rosh Hashanah, Vitin e Ri Hebraik”, tha Danny Danon në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit.

Pavarësisht kërkesës së Izraelit për të shtyrë diskutimin e kërkuar nga Algjeria, Gujana, Pakistani, Sierra Leone dhe Somalia, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, axhenda mbeti e pandryshuar.

“Është për të ardhur keq që Këshilli po mblidhet pa Izraelin”, shtoi diplomati izraelit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të premten.