“Shqipëria 2030 në BE”/ Qeveria në fokus, Rama ndan foto dhe detaje për çdo ministër

Një ditë pasi i prezantoi para Asamblesë së Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e kësaj të premte fotot përkatëse të 17 ministrave të rinj, të shoqëruar me një përshkrim të shkurtër mbi karrierën e tyre.

“MIRËMËNGJES, dhe me foto albumin e qeverisë së re për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.