SHBA/ Trump: G20-2026 do të mbahet në resortin tim, ftoj Putin dhe Xi!

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ‘G20 2026’ do të mbahet në klubin e tij të golfit Doral, në Miami. Ai theksoi se më parë kishte dashur të organizonte samitin e G7 në vitin 2020, në të njëjtin vend.

“Do të më pëlqente shumë nëse Putin dhe Xi do të vinin në G20 në Miami”, deklaroi Donald Trump.

“Mund t’i ftoja si vëzhgues, por nuk e di nëse duan të jenë vëzhgues”, shtoi presidenti amerikan.