Seanca për rastin e Liridona Ademajt – Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla sillen para gjyqësorit

Në sallën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, nën masa të rrepta sigurie janë sjell tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Seanca ndonëse është paralajmëruar të filloj, ajo është shtyrë për disa minuta pasi që avokatja e Naim Murselit ende nuk ka ardhur në seancë.

Liridona Ademaj, 30 vjeçe, u vra më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por dy ditë më vonë autoritetet kishin arrestuar dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Sipas Prokurorisë, Murseli kishte premtuar 30.000 euro kompensim për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës, dhe madje, shtoi Prokuroria, e kishte mbajtur me njërën dorë, që ajo të mos i shmangej plumbit.

Dorasi, sipas aktakuzës, ishte Granit Plava, ndërkaq Kushtrim Kokalla ishte ai që e kishte gjetur Plavën për ta kryer këtë akt. /Lajmi.net/