Rubin: I kemi hetuar dhe po ju them “asnjë prej akuzave për Thaçin e marrinave të tjera s’ishin të vërteta”

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin në dëshminë e tij në Hagë ka thënë se asgjë prej akuzave për UÇK-në dhe udhëheqësit e saj, dhe se sektorët që merreshin vetëm me këtë pjesë, kishin vërtetuar se s’kishte gjë të vërtetë në to.

“Kishim sektore që merreshin apostafat me këto detyra, kështu që rregullisht merrja udhëzime nga këto njësipër mënyrën si duhej t’i përgjigjesha këtyre akuzave të shpeshta. Kishim jurist, zyrtarë zbulimi, ekspert të krimieve, këshilltarë juridikë. Kishte shumë personel që punonin në njësi për krimet e luftës që përpiqeshin të zbulonin ndonjë bazë për këto akuza. Çështja e Kosovës ishte një nga aspektet kryesore që trajtonte Presidenti aso kohe, dhe çdo sygjerim që bëhej që ne po ndihmonim kriminelët, ishte diçka që donim ta hetonim. Dhe unë kam qenë i përfshirë, dhe doja të dija nëse këto pretendime ishin të vërteta. Herë pas herë ngriheshin pretendime të tilla dhe po ju them që kemi punuar shumë, i kemi hetuar dhe po ju them se askush prej akuzave lidhur me rolin e tij dhe udhëheqësit e UÇK-së apo akuzat tjera marrina, asgjë s’ishte e vërtetë”, thotë Rubin referuar pretendimeve të krimeve të luftës nga UÇK.

“Ne kishim ndihmuar shqiptarët e Kosovës. Ishin shumë mirënjohjes se u shpëtuam jetën. Udhëheqësit e tyre ishin poashtu shumë mirënjohës, shumë të kujdesshëm me deklaratat, me kërkesat që vinin nga presidenca e ShBA-së, e dija që kishim influencë ndaj tyre”.

“Kur dëgjonim herë pas herë historira për fundametalist islamik, e trajtonim me ta këtë temë, sa herë që dëgjonim aspekte të ngjashme e trajtonim me ata, sepse e kuptuam se kryesisht ishin të rreme, dhe synonin të ndikonin në mbështetjen tonë. Ne thjesht ndihmuan njerëzit të mos masakroheshin”, tha Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë.