“Rruga drejt Botërorit po bëhet më emocionuese pas ndeshjeve të fundit me plot ethe”, presidenti i FIFA-s, Infantino e përfshin edhe Kosovën në postimin e tij

Presidenti i Shtëpisë së Futbollit Botëror, FIFA, Gianni Infantino ka shkruar në rrjetin e tij social “Instagram” për rrugëtimin e kombëtareve drejt Botërorit të vitit 2026.

Në këtë postim të tij, i pari i futbollit botëror, e ka përfshirë edhe kombëtaren e Kosovës.

“Rruga drejt Botërorit po bëhet më emocionuese pas ndeshjeve të fundit me plot ethe”, shkruan ai.

“Dardanët” morën një fitore të madhe ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri” mbrëmë, me shifrat prej 2-0.

Kosova është në një grup me Suedinë, Zvicrën e Slloveninë, derisa deri më tash ka 3 pikë pas dy ndeshjeve. Zvicra e kryeson tabelën e grupit B me 6 pikë.

Botërori i vitit 2026 do të mbahet në Meksikë, Kanada e ShBA.