Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme një i punësuar në pikën e pagesës “Milladinovci”, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij, pas një zënke paraprake.
“Më 08.09.2025, në ora 20:00, në SPB Shkup, M.A. (48) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 18:50, në vendin e punës, në pikën e pagesës Miladinovci, pas një zënke paraprake, është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij Z.D. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.