Rrahja në Tetovë, policia zbardh ngarjen (VIDEO)

Më 05.09.2025 në orën 22:05 në rrugën “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, i kanë privuar nga liria personat M.B. (44) dhe H.B. (33) nga f. Poroj, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm se pas një mosmarrëveshjeje rreth parkimit të automjetit, ata fizikisht e kanë sulmuar personin A.S. (35) nga Tetova dhe i kanë dëmtuar automjetin e tij “BMW” me targa të Tetovës. Gjithashtu, më 06.09.2025 në orën 00:30 në Spitalin Klinik Tetovë, pasi i është dhënë ndihmë mjekësore, është privuar nga liria edhe A.S., i cili pasi është sulmuar fizikisht nga M.B. dhe H.B., nga automjeti i tij ka marrë thikë dhe i ka kërcënuar, ndërsa pasi është penguar nga zyrtarët policorë, është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre. Pas dokumentimit të rastit do të pasonjnë parashtresa adekuate.TS