Me një atmosferë të ngrohtë dhe mbështetje të madhe, zonjat e Reçicës së Vogël mirëpritën sonte kandidatët për këshilltare dhe anëtaret e Forumit të Gruas së Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), duke treguar përkrahje të fuqishme për rolin e gruas në politikë dhe shoqëri.
Në një postim në rrjetet sociale, Bajram Rexhepi u shpreh i entuziazmuar për këtë takim dhe theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të grave në proceset vendimmarrëse.
“Gratë janë forca e vërtetë e ndryshimit, dhe zëri i tyre do të dëgjohet dhe përfaqësohet në Tetovën e së ardhmes!” – shkruan Rexhepi.
Ky aktivitet është pjesë e fushatës së AKI-së për zgjedhjet lokale në Tetovë, ku theksi po vihet në përfshirjen e grave, të rinjve dhe energjisë së re në politikë, me moton #BashkëPërTetovën.
AKI premton një Tetovë më gjithëpërfshirëse, më të drejtë dhe më të zhvilluar, ku kontributi i gruas nuk do të jetë vetëm simbolik, por vendimtar për të ardhmen e qytetit.