Rakitic ka zbuluar dy gjërat që i mungojnë në karrierën e tij

Ivan Rakitic, ish-lojtar i ekipit kombëtar kroat dhe drejtor teknik aktual i Hajduk Splitit, foli për CBS Sports rreth karrierës së tij ku tregoi dy pengjet më të mëdha.

Rakitic foli rreth fanellës më të çmuar në koleksionin e tij. Ai thekson se ndërrimi i tij i preferuar i fanellave ishte me Zlatan Ibrahimovic, të cilin e takoi ndërsa luante për Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Ai theksoi veçanërisht shkëmbimin e tij të preferuar të fanellave.

“Shkëmbimi im i preferuar i fanellave ishte me Zlatan Ibrahimovic kur luajta kundër tij në Ligën e Kampionëve me Barcelonën”, ka thënë fillimisht Rakitic.

Edhe pse ka fituar pothuajse gjithçka që mund të fitohet në karrierën e tij, ai pranoi se ka dy gjëra që i mungojnë.

“Gjithmonë u them të gjithë miqve të mi sa mirënjohës jam për karrierën time, por më mungojnë dy gjëra. E para është të luash në Serie A, dhe e dyta, doja të luaja me Zlatanin”, përfundoi legjenda kroate.