Qytetari nga Zhelina: Këto që janë në Komunë “Blerim Sejdiu” menjëherë u bënë milionera – banesa, shtëpia, duqone (VIDEO)
Revolta e madhe ndaj udhëheqësisë së komunës së Zhelinës gjegjësisht ndaj Blerim Sejdiut po vazhdon të shtohet dita ditës. Një banor i komunës së Zhelinës ka hedhur akuza dhe dyshime se si kjo udhëheqësi ka ardhur me xhepat bosh ndërsa sot kanë miliona, banesa, shpia e prona.
“Nuk e ka shpresën që të vije në pushtet që të pasurohet. Kanë ardhë kanë ba banesa, duqone e miliona. Revola është dhe da shprehin me votë” thotë banori i Zhelinës i cili shpreson në një ndryshim dhe një kryetar komune të ndershëm i cili nuk do ta keqpërdor komunën për pasurimin e tij dhe familjarve.
Nga ana tjetër, komuna e Zhelinës është mbi 6 milionë euro borxhe dhe mbi 3 muaj punëtoret e NPk-së nuk kanë marrë rroga ndërsa këshilltarët e komunës së Zhelinës janë mbi 2 vite pa rroga.
Vlen të thekësohet se në anketat e fundit të IRI-t në nivel nacional është 14% për AKI-në dhe 5 % për VLEN, nëse këto shndërrohen në numra atëehrë VLEN dë të ketë humbje gati në të gjitha komunat shqiptare./TS/