Putini i ofron Trumpit zgjatjen e marrëveshjes për kontrollin e armëve bërthamore

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të hënën se është i gatshëm ta zgjasë me një vit traktatin e fundit të kontrollit të armëve midis Uashingtonit dhe Moskës që kufizon numrin e armëve bërthamore që secila palë ka, nëse presidenti i SHBA-së, Donald Trump bën të njëjtën gjë.

Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, i njohur si “Fillimi i ri” i cili kufizon numrin e kokave bërthamore strategjike që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të vendosin, si dhe vendosjen e raketave dhe bombarduesve me bazë tokësore dhe nëndetëse për t’i transportuar ato, do të skadojë më 5 shkurt 2026.

Më shumë se katër muaj para se të skadojë, mosmarrëveshjet mbi luftën në Ukrainë nënkuptojnë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë filluar bisedimet për rishikimin e traktatit, megjithëse Trumpi ka folur për dëshirën e tij për të bërë një marrëveshje të re për kontrollin e armëve bërthamore, duke përgshirë edhe me Kinën.

“Ne besojmë se kjo masë do të jetë e zbatueshme vetëm nëse Shtetet e Bashkuara veprojnë në një mënyrë të ngjashme dhe nuk ndërmarrin hapa që dëmtojnë ose shkelin ekuilibrin ekzistues të aftësive parandaluese”, ka thënë Trumpi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo