Prokuroria liron psikiatrin, dalin mesazhet ndaj moderatores

Është liruar nga qelia Behar Kamberi, mjeku psikiatër nga Kosova, që policia e Tiranës e arrestoi pas një kallëzimi të bërë nga moderatorja sportive, Albana Bejko, e cila pretendonte se ishte përndjekur nga mjeku kosovar.

Vendimi për lirimin e Kamberit, është marrë nga prokuroria e Tiranës, e cila pasi vlerësoi materialin e referuar nga komisariati Nr.2, mori deklarimin e kallëzueses Albano Bejko si dhe realizoi këqyrjen e mesazheve.

Disa mesazhe tregojnë një ndjenjë sentimentale që mjeku kosovar Behar Kamberi, ka shfaqur ndaj moderators sportive.

Mesazhe me tekste si: “…Të dua…dëshiroj të martohem me ty…” apo “…jeni shumë e bukur, dua tju takoj se kam ardhur nga Kosova vetëm për ju…”, janë vlerësuar nga prokuroria e Tiranës si një komunikim krejt normal dhe aspak shqetësues, intimidues, apo kanosës për jetën e moderatores sportive.