Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas 44-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim që prej muajit gusht.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia, trupi i F. Gj., 44 vjeç, është gjetur në një pemë, ku dyshohet se është vetëvarur. Viktima ishte shpallur në kërkim më 21 gusht 2025, pas një kallëzimi të bërë nga motra e tij, e cila kishte raportuar largimin e tij nga banesa.
ADVERTISING
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim dhe veprime të mëtejshme ligjore.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.