Policia e Tetovës ka zbardhur rastin në të cilin u sulmuan fizikisht dy të mitur, arrestohen dy sulmues dhe 16 të mitur u thirrën në polici

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë e ka zbardhur rastin në të cilin, gjatë ditës së djeshme (03.09.2025), në Tetovë u sulmuan fizikisht dy të mitur.

Më 03.09.2025, në ora 22:30, në rrugën “Prilepska” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria N.Ç. (20) nga Tetova, ndërsa më 04.09.2025, në ora 12:10, në rrugën “Ilindenska”, u privua nga liria D.D. (23) nga fshati Radiovc. Po ashtu, është kryer bisedë zyrtare me 16 të mitur, njofton TS.

Ata dyshohen se rreth orës 18:00, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, në grup, e kanë sulmuar fizikisht një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të dy nga fshati Dobrosht, komuna Tearcë, të cilët po dilnin nga shkolla e mesme.

Sipas denoncimit të prindërve të tyre, Q.E. (50) dhe H.I. (43) nga fshati Dobrosht, djemtë e tyre kanë qenë së bashku me një të mitur tjetër, i cili ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes. Anëtarët e grupit kanë qenë tifozë të një klubi futbolli nga Tetova.

Pas sulmit, të miturit janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.

Pas dokumentimit të rastit, në bashkëpunim me prokurorin publik, ndaj sulmuesve do të ngriten kallëzime përkatëse./TS