Policia e Maqedonisë me uniforma të reja, por vetëm në maqedonisht! MUNGON SHQIPJA!

Nga Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur tender për uniforma të reja për të zëvendësuar uniformat e vjetra të Policisë. Sipas MPB-së, uniformat aktuale janë jopraktike dhe jofunksionale, prandaj do të zëvendësohen me të reja, moderne, cilësore dhe funksionale, sipas modelit të policive evropiane.

Megjithatë, ajo që bie në sy është se nga fotografia e publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, bie në sy se uniformat kanë vetëm mbishkrimin në gjuhën maqedonase. Mungon gjuha shqipe.