Njëzet e tre persona janë vrarë në një sulm ajror rus në një fshat në Ukrainën lindore, sipas një zyrtari lokal.
Viktimat ishin njerëz të zakonshëm që mblidhnin pensionet e tyre në vendbanimin e Yarovës në Donetsk, tha presidenti Volodymr Zelensky.
Teksa njoftoi sulmin, Zelensky u bëri thirrje aleatëve të shtojnë presionin ndaj Moskës, forcat e së cilët vijojnë ofensivën e egër në rajonin lindor të Donjetsk.
“Sulmi goditi qytetarët, civilët e thjeshtë. Pikërisht në momentin kur po shpërndaheshin pensionet”, shkroi ai në platformën X.
Siç raportohet 21 persona të tjerë kishin mbetur të plagosur. Ai i kërkoi botës të mos heshtë, dhe e vuri theksin tek nevoja e një përgjigje të vendosur nga SHBA dhe BE.