Plas sheri tek shtabi i Bilall Kasamit/ Besar Durmishi “qorton” njerëzit e kabinetit: “Krejt nga një status me kryetari” (FOTO)
Pasi i ofendoi dhe ju tregoi realitetin e fuqisë politike kryeministri Hristijan Mickoski, aktivistët e Bilall Kasamit, gjegjësisht stafi i kabinetit dhe njerëz të afërt të Kasamit, janë demotivuar dhe nuk bëjnë aktivitete në rrjetet sociale.
Sipas një bisede të siguruar nga portali TS, shihet se shefi i shtabit të VLEN-it për Tetovë, Besar Durmishi, i ka qortuar të gjithë punonjësit e Bilall Kasamit se nuk shpërndajnë foto me kryetarin Kasami. Këto biseda janë bërë në grupet e Viber-it dhe WhatsApp-it.
Besar Durmishi: “Krejt forumi rinor shpërndajnë tekste me foto me kryetarin, vetëm të komunës, dhe kabineti nuk janë askund.”
Këto mesazhe janë dërguar në grupet e tyre ku portali TS ka shumë biseda, shihet qartë që demotivimi për aktivitete ka rënë dukshëm pas deklaratës së kryeministrit Mickoski.
Nga ana tjetër, portali TS mëson se kjo rënie e madhe e mbështetjes është pikërisht sepse Bilall Kasami shpreson në votat e VMRO-së, duke shkelur mbi vullnetin e shqiptarëve. Por, kur kryeministri Mickoski tregoi qartë dhe në formë publike se nuk i mbështet ata, ata mundohen të tregojnë fuqinë e tyre duke kërkuar nga forumi rinor dhe punonjësit me kontrata që të bëjnë statuse dhe të shpërndajnë foto me Bilall Kasamin sa më shumë.
Pas këtij demotivimi, Bilall Kasami mundohet që me anë të kontratave të rrejshme, pa i nënshkruar, të mashtrojë disa qytetarë se pas 18 tetorit do të punësohen, vetëm e vetëm që të marrin pjesë në takime me qytetarë.
Vlen të theksohet se kontratat në institucionet publike komunale janë antiligjore sepse bëhen pas datës së shpalljes së zgjedhjeve që pas 19 tetorit mund të ketë përgjegësi penale.
Ndryshe, në anketat e fundit të agjencive vendore, si dhe në anketën e IRI-it, VLEN ka rënie drastike, ndërsa në Tetovë, Bilall Kasami humb zgjedhjet.